Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje, të regjistruara më 16 nëntor në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë.
Në Prishtinë janë raportuar tri raste, ku të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave. Në njërin rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në dy rastet e tjera palët janë intervistuar dhe janë liruar me vendim të prokurorit.
Në Lipjan, dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Në Viti, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është lënduar nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Një rast tjetër është raportuar në Kaçanik, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./A.K/
