Policia e Kosovës ka arretuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se prej muajit shkurt të vitit 2020 e deri në nëntor, e ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur.
Sipas policisë, i dyshuari kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme.
Policia e Kosovës njofton se në këtë rast janë përfshirë edhe gjashtë persona të tjerë të cilët e kanë keqpërdorur seksualisht, por të cilët, janë liruar me procedura të rregullta.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportin 24 orësh, thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është shtatzënë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews