UBT News

Shtatë komuna në zonë të kuqe

Ka rënë në shtatë numri i komunave në zonë të kuqe, sipas kategorizimit të komunave në bazë të numrit të të infektuarve për një javë për 100 mijë banorë.

Sipas njoftimit të MSH-së, në zonën e kuqe deri më 15 janar janë këto komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Edhe zonën e verdhë janë shtatë komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi dhe Juniku.

E në zonën e gjelbër janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Exit mobile version