Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u ndanë Komisionet Parlamentare. Nga 14 sa janë gjithsej, shtatë i takojnë Vetëvendosjes.
Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë në një konferencë për media njoftoi se grupi parlamentar i LVV-së do të kryesojë me komisionin për buxhet punë dhe transfere, komisionin për legjislacion mandate dhe imunitete, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, shkencë, teknologji dhe ndërmarrësi, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, si dhe komisionin për qeverisje lokale.
Kusari-Lila njoftoi se të premten në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës së Kuvendit, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe formimi i komisioneve./UBTNews