UBT News

Shtatë familje franceze padisin TikTok për dëmtimin e fëmijëve të tyre

Shtatë familje franceze kanë ngritur një padi kundër TikTok, duke akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që i bëri dy prej tyre të vrasin jetën në moshën 15-vjeçare, tha një avokat i familjeve.

Një grup prindërish ka ngritur një padi kundër TikTok në Francë, duke pretenduar se algoritmi i platformës ka ekspozuar shtatë adoleshentë ndaj videove që promovojnë vetëvrasje, vetëdëmtim dhe çrregullime të të ngrënit.

Avokatja e familjeve, Laura Bouton Marmion, deklaroi për France Info se prindërit kërkojnë që gjykata të njohë përgjegjësinë ligjore të TikTok për ndikimet e platformës në shëndetin mendor të të miturve.

Bouton Marmion argumentoi se, si kompani që ofron shërbime për konsumatorë të rinj, TikTok ka detyrimin të mbajë përgjegjësi për dëmet që mund të shkaktojnë produktet e saj.

Ajo e krahasoi këtë rast me padi të ngjashme në Shtetet e Bashkuara kundër platformave të tjera si Facebook dhe Instagram, të cilat janë akuzuar për krijimin e varësisë dhe përkeqësimin e shëndetit mendor te miliona fëmijë dhe adoleshentë.

TikTok nuk ka dhënë ende një koment mbi padinë e ngritur në Francë. Megjithatë, më parë kompania ka deklaruar se e trajton seriozisht çështjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe rishikon vazhdimisht përmbajtjen që u ofrohet përdoruesve të saj të rinj.

Exit mobile version