UBT News

Shtatë anije që transportojnë 10 milionë ton eksporte ukrainase largohen nga portet e Detit të Zi

Shtatë anije që po transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së Ukrainës.

Në një postim në Telegram, ministria tha se produktet janë dërguar në 43 vende, përfshirë Omanin dhe Kinën. Anijet u larguan nga portet Odessa, Chornomorsk dhe Pivdenny për në vendet në Azi dhe Evropë.

Në mesin e anijeve është edhe Esentepe, e cila mban 29 mijë ton fara luledielli dhe 67 mijë ton misër./UBTNews/

Exit mobile version