Shtatë anije që po transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së Ukrainës.
Në një postim në Telegram, ministria tha se produktet janë dërguar në 43 vende, përfshirë Omanin dhe Kinën. Anijet u larguan nga portet Odessa, Chornomorsk dhe Pivdenny për në vendet në Azi dhe Evropë.
Në mesin e anijeve është edhe Esentepe, e cila mban 29 mijë ton fara luledielli dhe 67 mijë ton misër./UBTNews/