UBT News

ShSKUK: Shtatë pacientë në oksigjenoterapi

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe tre të negativizuar post- Covid.

Me oksigjeno-terapi po trajtohen shtatë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, gjashtë pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë

Klinika e Pediatrisë , dy pacientë

Spitali i Pejës, tre pacientë

Spitali i Prizrenit , një pacient.

Exit mobile version