Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë të konfirmuar me COVID-19 dhe 28 të tjerë postCOVID.
ShSKUK njofton se shtatë pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, dy pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë postCOVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, tre pacientë
Spitali i Pejës, një pacient