Në lidhje me deklaratën e Xhafer Tahirit në “Debat Plus” se “po fshehen vdekjet në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, thotë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK (QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.
“Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë (në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen”.
“Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.
ShSKUK thotë se këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, ku raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet.
“ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, thuhet në reagimin e Lëshuar nga ShSKUK.