Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Nëntë pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Bazuar në raportet nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 46 pacientë, 12 të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 34 të tjerë postCOVID.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, nëntë pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, shtatë pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë postCOVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, dhjetë pacientë
Spitali i Prizrenit, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, një pacient