Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 29 të tjerë postCOVID-19.
ShSKUK ka njoftuar se tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, shtatë pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë postCOVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, një pacient
Spitali i Gjakovës, një pacient
Spitali i Prizrenit, katër pacientë
Spitali i Ferizajt, një pacient
Spitali i Pejës, një pacient