Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-COVID.
Me oksigjenoterapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë tre pacientë.