Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-COVID-19.
ShSKUK ka njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, katër pacientë
Klinika e Pediatrisë, pesë pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, shtatë pacientë
Spitali i Pejës, tetë pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, nëntë pacientë
Spitali i Ferizajt, pesë pacientë
Spitali i Gjilanit, pesë pacientë