Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 167 pacientë, prej tyre 132 të konfirmuar me COVID-19 dhe 35 të tjerë me postCOVID.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 86 pacientë janë në oksgjienoterapi, kurse dy pacientë janë në mjekim intensiv të Klinikës Infektive.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 57 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë postCOVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Klinika e Pediatrisë, nëntë pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Spitali i Prizrenit, gjashtë pacientë
Spitali i Pejës, dhjetë pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, dhjetë pacientë
Spitali i Ferizajt, pesë pacientë
Spitali i Gjilanit, dhjetë pacientë