Së paku 30 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas lëndimeve që morën në protesta jashtë zyrës së kryeministrit të Shri Lankës, të mërkurën.
Një infermiere në Spitalin Kombëtar të Colombo i tha CNN-it se shumë njerëz u sollën në spital për shkak të thithjes së gazit lotsjellës, ndërsa të tjerët kishin prerje dhe mavijosje me gjasë nga përpjekjet për të kapërcyer gardhe. Infermierja nuk konfirmoi lëndime me armë zjarri.
Policia e Shri Lankës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën gjatë ditës./UBTNews/