UBT News

Shri Lanka vendos gjendjen e jashtëzakonshme

COLOMBO, SRI LANKA - JULY 13: Protestors wave flags and chant slogans after taking control of the Prime Ministers office compound during a protest seeking the ouster of Sri Lanka's Prime Minister Ranil Wickremesinghe amidst the ongoing economic crisis on July 13, 2022 in Colombo, Sri Lanka. President Gotabaya Rajapaksa has fled the country to Male while the Prime Minister Ranil Wickremesinghe has been appointed acting president, according to the parliament's speaker. (Photo by Abhishek Chinnappa/Getty Images)

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, në orët e vona të së dielës urdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në përpjekje për të parandaluar trazira para votimit të Parlamentit gjatë kësaj jave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Udhëheqësit e Shri Lankës kanë vendosur disa herë gjendjen e jashtëzakonshme që prej muajit prill kur nisën protestat kundër Qeverisë për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së furnizimeve thelbësore.

“Është e përshtatshme pra që të bëhet në interes të sigurisë publike, mbrojtjes së rendit publik dhe mirëmbajtjes së furnizimeve dhe shërbimeve thelbësore për jetën e komunitetit”, u tha në njoftim.

Wickremesinghe njoftoi për gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga shteti për shkak të protestave kundër Qeverisë së tij, por gjendja e jashtëzakonshme nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Rregulloret e mëparshme të gjendjes së jashtëzakonshme janë përdorur për të vendosur ushtrinë në rrugë për të arrestuar njerëzit, për të kontrolluar pronat private dhe për të shtypur protestat.

Në kryeqytetin e Shri Lankës, Kolombo, të hënën situata ishte e qetë, pas javësh me protesta masive.

Presidenti Rajapaksa u largua javën e kaluar për në Maldive e më pas në Singapor, pasi qindra-mijëra protestues anti-qeveritar dolën në rrugët e Kolombos dhe uzurpuan zyrat e zyrtarëve qeveritarë.

Të premten, Parlamenti pranoi dorëheqjen e Rajapaksas dhe pritet që këtë javë të mblidhet për të zgjedhur presidentin e ri. Votimi për presidentin pritet të mbahet të mërkurën, më 20 korrik.

Wickremesinghe, që ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe konsiderohet aleat i Rajapaksas, është një nga pretendentët kryesorë për postin e presidentit, por protestuesit kanë thënë se nuk duan që ai të zgjidhet president, duke paralajmëruar protesta dhe trazira nëse ai zgjidhet.

Exit mobile version