UBT News

Shri Lanka regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Autoritetet shëndetësore në Shri Lanka identifikuan rastin e parë me variantin Omicron.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se varianti i ri u identifikua te një shtetas nga Shri Lanka që së fundmi u kthye nga Afrika e Jugut.

“Si rezultat i vigjilencës sonë, ne kemi arritur të identifikojmë një pacient me variantin Omicron. Nuk ka nevojë për panik. Ne po merremi me situatën”, u tha gazetarëve Hemantha Herath zëvendësdrejtor i Shërbimeve Shëndetësore./UBTNews

Exit mobile version