UBT News

Shri Lanka raportoi disa raste të mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca

Gjashtë raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar te njerëzit që e kanë marrë vaksinën e Oxfordit, AstraZeneca, në Shri Lankë.

Ministrja e Shëndetësisë, Pavithra Wanniarachchi thotë se nga këto raste, katër persona kanë vdekur.

Megjithatë, lidhja mes vaksinës AstraZeneca dhe raportimeve për mpiksje të gjakut ende nuk u dëshmua.

Shri Lanka filloi vaksinimin me AstraZeneca në shkurt, me dozat që i pranuan donacion nga India. Pothuajse gati një milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës.

Shri Lanka gjithashtu aprovoi përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V të Rusisë në fillim të marsit, por ende nuk ka marrë doza.

Që nga fillimi i pandemisë, Shri Lanka ka regjistruar 97 mijë e 472 raste me COVID-19 dhe 625 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version