UBT News

Shqyrtohet projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar sot projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Eksperti ligjor, Hilmi Jashari ka thënë se ky ligj ka për qëllim të sjellë pajtueshmërinë, ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje, me obligime që rrjedhin nga konventa.

“Risia kryesore që sjell konventa është obligimi përpos kordinim ndërinstitucional dhe promovim për mbrotje nga dhuna në familje, dhuna në baza gjinore dhe ndaj grave”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Arjeta Fejza ka propozuar që paratë e imta t’i ketë Policia e Kosovës, në mënyrë që kur të raportohet rasti i gruas dhe potencialisht të ketë fëmijë me vete, asaj t’i sigurohet qumështi për fëmijë.

Për këtë, është pajtuar edhe kryetarja e Komisionit, Duda Balje, e cila ka thënë se nuk është e logjikshme që Policia të paguajë për viktimat.

Ndërsa, sa i përket kohës për këtë ligj, është vendosur për gjashtë muaj, porse për këtë deputetja nga PDK, Eliza Hoxha, e cila ka thënë se nuk mund të vlerësohet si e saktë kjo kohë.

“Që ndodh pushimi, ndërrohet qeveria, nuk mund të realizohet për tre muaj”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, Balje këtë ligj e ka vlerësuar si kompetent dhe të nevojshëm.

“Një prej ligjeve që kemi mbuluar shumë adresa, i cili ka qenë kompetent për të ndihmuar që të dalim me një ligj sa më të mirë, pa marr parasysh votimin e fundit kemi bashkëpunuar shumë mirë. Pas votimit të dytë kemi një punë të madhe për implemtentimin e ligjit, edhe këtu duhet të jepim energji”, ka thënë Balje.

Projektligji në fjalë ka marrë përkrhaje të shkojë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, në komision ka hyrë për të raportuar një grua e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë komisioni po vazhdon me dyer të mbyllura.

Exit mobile version