UBT News

​Shqyrtimi i buxhetit 2025, Hoti: Ka së paku dy shkelje ligjore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore duhet të shqyrtohet si një dokument i përkohshëm pasi siç tha ai, qeveria e ardhshme do të ndryshojë në zgjedhjet e shkurtit.

Hoti ka thënë se buxheti ka shumë mangësi, derisa ka kritikuar Qeverinë për mospërmbushje të premtimeve.

Ai ka shtuar se kryeministrit, Albin Kurti në fjalimin para deputetëve përmendi elementë të caktuar të buxhetit, porse nuk përmendi ato të mëhershmet që janë premtuar dhe nuk janë realizuar.

Besoj se këtë ne duhet ta shqyrtojmë si dokument të përkohshëm, pasi sigurt Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë. Në arsim 160 çerdhe, shujta për nxënës, në shëndetësi sigurime shëndetësore dhe sistemin informatik shëndetësor, asnjë nuk është realizuar. Te privatizimi, rishikimi i privatizimeve, fondi sovran dhe banka zhvillimore. Buxheti gjatë këtij mandati qeverisës 11. 4 miliardë euro, ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale. Janë rreth 520 milionë euro subvencione. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar… Kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë euro”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore, tek tatimi në pronë dhe ligji i pagave.

Ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore, tek tatimi në pronë dhe ligji i pagave. Ky buxhet tregon abuzimin e qeverisë me autorizimet e veta ligjore, në veçanti duke lënë zërat e paspecifikuar në buxhet tek subvencionet dhe tek zërat e tjerë, por e mira është se ky buxhet është tranzitor”, ka shtuar Hoti.

Exit mobile version