Gjatë së hënës Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 520 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19.
Prej se hynë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit policia ka shqiptuar mijëra gjoba.
Masat antiCOVID-19 erdhën si pasojë e numrit të lartë të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me këtë virus. Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera.
Ndërkohë që shqiptimi i gjobave ngriti zëra që kjo po bëhet për inate dhe është një urdhër që të dënohen qytetarët, por që gjithë këto i ka hedhur poshtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se shqiptimi i gjobave po bëhet për në përputhje me ligjin e jo për inate e as për të mbledhur dënimin si formë monetare.