UBT News

Shqiptohen 778 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba ndaj personave që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 778 gjoba për personat që nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Ndërsa aktualisht në vend janë 5 mijë e 411 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version