Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm për një ditë policia ka shqiptuar 475 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat për mbrojte nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi të hënën për tri raste të vdekjes dhe 1 mijë e 593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkohë që në vend janë 34 mijë e 208 raste aktive me COVID-19.
Që nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.