UBT News

Shqiptohen 4 mijë e 263 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba për qytetarët.

Një ditë më parë policia ka shqiptuar 3 mijë e 981 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.

Ndërsa, të hënën (30 gusht) në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID0-19 të ndërmarra nga Qeveria.

Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa të tjera.

Exit mobile version