Për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID, Policia e Kosovës po shqipton gjoba.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar gjoba ndaj 235 qytetarëve të cilët nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.
Për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
I pari i ekzekutivit të shtetit ka thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, ku edhe ka përmendur shkallën e ulët të vaksinimit.
Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.
Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.
Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.