Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.
Për mospërfillje dhe shkelje të masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona, policia po shqipton gjoba.
Vetëm gjatë së hënës, policia shqiptoi 232 gjoba për antiCOVID-19.
Kujtojmë që masat antiCOVID-19 u vendosen pasi në javën e dytë të muajit gusht ishin rritur rastet pozitive me koronavirus.
Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.
Ndërkohë që në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID019.