Faqja zyrtare e Instagramit të “Alba Festival” ka lajmëruar se festivali i njohur për shqiptarët i cili mbahet çdo vit, tashmë është anuluar.
Arsyeja e anulimit të festivalit është si shkak i gjendjes pandemike nga COVID-19.
Faqja zyrtare e “Alba Festival” dha lajmin përmes Instastory.
“Me habi dhe tronditje të madhe po e përcjellim vendimin e këshillit qeveritar, i cili tërheq lejen e dhënë më parë për Festivalin Alba në më pak se 48 orë para se festivali të fillojë.
Tani po e rishikojmë ligjërisht këtë vendim dhe do të komunikojmë në kohën e duhur”.