Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan sot në një raund të ri të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Kreu i shtetit serb në një paraqitje për media pas takimit tha se “herën e fundit që ishim në Bruksel, mendova se ishte e pamundur të bëhej një takim më i keq, sot isha i bindur se është e mundur”.
“Ne morëm propozimet e BE që ishin rënë dakord me negociatorët tanë kryesorë dhe Serbia u pajtua plotësisht. Këto ishin tre pika – për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar mbetjet e të zhdukurve, për t’u përmbajtur nga veprimet që mund të destabilizojnë situatën në terren dhe për” negociatorët kryesorë takohen një herë në muaj”
“ Ne nuk mund të pajtoheshim për këto tre pika, Serbia i pranoi plotësisht ato, shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë “, tha Vuçiq.
Ai mes tjerash theksoi se delegacioni kosovar i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti gjatë tërë kohës kushtëzoi me disa siç i quajti ai “kritere të reja politike”, njofton Klankosova.tv