Gjykata Administrative në Nish, ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit.
Kjo është hera e katërt që votuesit e njësisë numër 6 në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit, do të dalin në zgjedhje parlamentare për shkak të parregullsive të cilat janë bërë shkak për anulimin e certifikimit të rezultateve.
Ankesa e KShL-së u miratua pas dy refuzimeve në shkallë të parë dhe të dytë të procesit zgjedhor: Komisionit Komunal Zgjedhor të Bujanocit (KKZ) dhe Koalicionit Republikan Zgjedhor (KRZ).
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në rivotimin e tretë për zgjedhjet parlamentare më 27 maj, kishte arritur t’i merrte vetëm 598 vota nga 611 sa i duheshin për të fituar një deputet./UBTNews/