Qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend dy dokumente të rëndësishme për forcën e armatosur të vendit. Këto dokumente përfshijnë “Planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2024-2033” dhe “Strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë”.
Sipas këtyre planeve, numri i personelit aktiv të Forcave të Armatosura do të jetë 8500 pjesëtarë aktivë dhe 2100 rezervistë, me mundësinë për rritje në rast të kërkesave të rrethanave të sigurisë.
Forcat e Armatosura kanë planifikuar të sigurojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre operacionale përmes modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të tyre. Kjo modernizim synon të garantojë mbrojtjen kombëtare dhe të përmbushë detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive, raporton Scan Tv.
Prioritetet e këtij programi përfshijnë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, si dhe sistemeve të mbrojtjes me rreze të mesme veprimi. Po ashtu, është planifikuar modernizimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, duke përfshirë sisteme të kontrollit dhe komunikimit.
Në kuadër të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, është theksuar që buxheti i Mbrojtjes do të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Gjithashtu, shpenzimet për investime dhe pajisje të armatimeve do të jenë në 20 për qind të këtij buxheti, në përputhje me detyrimet dhe vendimet e marrë në samitë e NATO-s në Vilnius 2023 dhe Uells 2014.
Këto masa dhe strategji shërbejnë për të rritur efikasitetin dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në mbrojtje dhe për të kontribuar në përshtatjen me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të aleancës së NATO-s./UBTNews/