UBT News

Shqipëria performon e pesta në finalen e Eurovision 2026

Alis, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, do të performojë i pesti në natën finale të festivalit evropian që mbahet të shtunën në Vjenë.

Artisti shqiptar siguroi kualifikimin në finalen e madhe pas performancës në gjysmëfinalen e dytë, ku elektrizoi skenën e Wiener Stadthalle.

Finalja e Eurovisionit do të hapet nga Danimarka, ndërsa Shqipëria do të ngjitet në skenë pas Belgjikës dhe para Greqisë. Në garë do të marrin pjesë gjithsej 25 shtete.

Organizatorët kanë njoftuar se votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë finales, si dhe për 40 minuta pas performancës së fundit. Publiku do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

Exit mobile version