UBT News

Shqipëria nënshkruan marrëveshjet me Kosovën, Rama: Pres konfirmim të takimit me Kurtin

epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se i kanë dorëzuar në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Kosovës të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive.

Ky veprim erdhi pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se me Ramën do të takohet pas mbledhjes së dy qeverive, për çka, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë ka shtuar se tani pret që të ketë konfirmim të takimit.

Ai ka theksuar se me formosjen e marrëveshjeve nga Kosova, ato hyjnë menjëherë në fuqi.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, tha ai. 

Exit mobile version