UBT News

Shqipëria dhe Kosova bashkë në Panairin e madh të Librit në Frankfurt

Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në Panairin e madh të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, i cili hapi dyert për lexuesit pas një viti të vështirë dhe mungese për shkak të pandemisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, “mes 70 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë  bota, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme me një stendë të përbashkët, duke prezantuar kështu librin shqip”.

“Ky prezantim i përbashkët u bë i mundur falë angazhimit të përbashkët të Ministrive të Kulturës së dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, tha Margariti.

“Shqipëria merr pjesë nën logon e QKLL si dhe Ministrisë së Kulturës. Kosova bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë”, theksoi Margariti.ATSH

Exit mobile version