Shqipëria ka shkuar shumë përpara Kosovës me vaksinimin e popullatës kundër Covid 19.
Deri tash, sipas shifrave zyrtare, Shqipëria ka arritur të vaksionojë 750.000 qytetarë ndërsa në Kosovë deri tash janë vaksinuar vetëm 61 mijë qytetarë.
Në gjithë vendin gjatë së premtes janë vaksinuar mbi 500 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit.
Përderisa në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë personat mbi moshën 65 vjeçare.
Niman Bardhi, koordinator i kësaj qendra ka konfirmuar se procesi është duke shkuar në rregull dhe se në mbarë vendin vaksinën e kanë marrë mbi 65 mijë persona.
“Vetëm sot mbi 500 persona në nivel vendi janë vaksinuar, kurse nga dita e pare në nivel vendi mbi vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë persona”.
“Procesi është duke vajtur shumë mirë, është në nivelin e duhur”.
Me ardhjen kontigjenteve të reja të vaksinave pritet të rritet numri i qytetarëve të vaksinuar./UBTNEWS