UBT News

Shqipëri: Arrestohet 30-vjeçari që shpërndante kanabis afër shkollave

Një 31 vjeçar u arrestua në Tiranë, sepse shpërndante kanabis në doza, në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave, ndërsa u procedua në gjendje të lirë motra e tij, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike që 30-vjeçari e mbante në banesë.

Lidhur me rastin, u sekuestruan rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza me rreth 250 qese farmaceutike, tri peshore elektronike dhe tri aparate celulare.

“Gjatë operacionit, në zonën e Don Boskos, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese faramaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe (motra e të arrestuarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë”, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Ndryshe, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version