Një sulm me armë ndaj policisë më 14 janar në Qafë Kashar çoi në zbulimin e një grupi vrasësish me pagesë.
Pesë persona ranë në pranga ndërsa dy prej tyre Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, ishin paguar 20 mijë euro nga Robert Laçi, për të vrarë punonjësin e hidrovorit të Lezhës, Alfred Gjoka.
Motivet e atentatit nuk janë zbuluar ende, por 5 muaj më parë, Gjoka nuk pësoi lëndime edhe pse ndaj automjetit më të cilin udhëtonte u qëllua disa herë.
Policia ra në gjurmët e atentatorëve, pasi në datën 14 janar, në Qafë Kashar, i bëri shenjë një automjeti që të ndalonte, ndërsa personat që udhëtonin me të u larguan.
Nga hetimet ka rezultuar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të makinave. Ata, po ashtu, kanë grabitur edhe një shtetas gjerman, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi në autostradë, te nënkalimi i Patokut ku i vodhën portofolin dhe një telefon celular./a2cnn.com/