Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, kjo nuk do të ndodhë as këtë verë. Gjatë një interviste për Abc Neës, Skënder Brataj theksoi se ndonëse situata analizohet çdo 15 ditë nga Komiteti Teknik, vigjilenca nuk duhet ulur për shkak të variantit të ri Delta, që dominon aktualisht në botë.
Analiza e mirfilltë është diçka tjetër. Realiteti është i lidhur me interpretimin epidemiologjik të situatës. Në qoftë se 7 vetë shtrohen në spital duhet të ketë të paktën 140 të infektuar. Njerëzit nuk kërkojnë më tampon. Ata që sëmurën i shkojnë spitalit kur s?kanë nga t?ia mbajnë më. Problemi është çfarë po ndodh rreth nesh? Varianiti indian po merr gjysmën e botës. Po na afrohet nga Rusia, Indonezia. Portugalia ka shumë raste, Anglia…Shoh gjithë botën të rrezikuar. Vera krijon serbatorë të rinj të infektuarit me një variant të ri.?
Brataj nuk e përjashtoi mundësinë që në vjeshtë të ketë rritje të rasteve me këtë lloj mutacioni, prandaj ruajtja e kujdesit është 100% e nevojshme.
Përsa i përket masave, Brataj tha se nuk mund të hiqen plotësisht, pasi do të ishte e papranueshme në një situatë të tillë.
?Kemi hequr tamponin, se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali, ne çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24:00. Është e papranueshme, nuk mund t?i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativ është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin.
Gjendja e botës në këtë momente? nuk duam të gjendemi në vjeshtë me një serbator të një varianti të ri. Nuk mund të diskutosh që virusi e ka treguar që i ka ato uljet dhe ngritjet në dy-tre javë. Kanë ngelur shumë pak masa për t?u hequr.?- u shpreh ai.