Shqipe Mjekiqi-Sadriu ka konfirmuar se para dy ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook Mjekiqi-Sadriu tha se hapësira e saj për të kontribuar në LDK ishte e pamjaftueshme dhe përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara me postin që e kishte në LDK. Ajo tha se do të vazhdojë të mbetet me të gjithë qenien në themelet e LDK-së.
Ajo falënderoi nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e LDK-së për mbështetje./UBTNews/