UBT News

Shqetësuese mungesa e psikologëve në shkolla

Mungesa e psikologëve në shkolla përbën shqetësim si për shkollat ashtu edhe për prindërit. Situatë problematike po e konsideron edhe Merita Pacolli, profesoreshë në shkollën e mesme të lartë “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, e cila njëkohësisht është edhe psikologe në këtë institucion. Ajo në një prononcim për UBTNews deklaroi se roli i psikologut në shkolla është determinuesi kryesor i mirëqenies së nxënësve.

“Ne ndoshta as nuk mund ta mendojmë se në çfarë situate apo gjendje emocionale kalojnë nxënësit, duke iu referuar moshës së adoleshencës që fillimisht ballafaqohen me ndryshime hormonale dhe pastaj momenti kur ata nuk ndihen emocionalisht të përmbushur, atëherë reflektohet edhe në sjelljet e nxënësit”, tha ajo.

Pacolli thotë se numri i psikologëve në shkolla duhet të jetë në raport të barabartë me numrin e nxënësve të një institucioni shkollor. Sipas saj, është e pamundur që vetëm një terapist ose psikolog të ndajë kohën e njëjtë për të gjithë nxënësit.

Aktualisht në Kosovë janë të angazhuar vetëm 57 psikologë në shkolla./UBTNews/

Albana Lepaja, studente në Shkenca Politike në UBT

Exit mobile version