Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.
Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi. Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten e mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.
Ushqimet Më Të Mira Kundër Inflamacionit
Studiues të ndryshëm, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.