Energjia fizike është diçka që u mungon shumë njerëzve. Me kohën, problemet familjare apo ato profesionale mund të na i tjerrin të gjitha rezervat e energjisë që i kemi.
Fatmirësisht, pavarësisht se çfarë është duke ju bërë të ndiheni të lodhur së fundmi, ka shumë gjëra që mund t’i bëni për ta përmirësuar situatën.
Më poshtë i keni disa shprehi të thjeshta që mund t’i përvetësoni për t’u mbushur me energji.
Pini mjaftueshëm ujë
Konsumimi i sasive të rekomanduara ditore të ujit është diçka që vërtet jua rritë energjinë. Por, të bëhemi të sinqertë… a jeni duke e bërë këtë?
Problemi është se shumë lehtë mund të harrojmë ë pimë ujë. Ne kemi miliona gjëra tjera që duhet mbajtur mend, andaj si mund ta mbani mend se duhet t’i pini tetë ose më shumë gota ujë çdo ditë?
Një prej zgjidhjeve mund të jetë ta blini një shishe të cilën e përdorni ekskluzivisht për ujë dhe e mbani me vete çdo ditë.
Hani fara chia
Në shumë mënyra, kur është fjala për ta mbajtur trupin të balancuar, farat chia janë ushqimi i përsosur.
Këto fara kanë sasi të ulëta të karbohidrateve, ndërkaq një sasi të balancuar të proteinës, yndyrave të mira dhe fibrave. Ky balancim ideal do të thotë se farat e tilla ju ndihmojnë ta mbani sheqerin në gjak të balancuar.
Ka shumë mënyra se si mund t’i konsumoni farat chia, por ju mund ta provoni kombinimin ujë-chia dhe kështu e keni më lehtë.
Krijojeni një ritual të shkurtë të natës
Përmirësimi i kualitetit të gjumit është një prej gjërave më të lehta dhe më të mira që mund ta bëni për t’u mbushur energji sepse jua mbështet sistemin primar që merret me energjinë.
Për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, ju mund ta adaptoni një shprehi të thjeshtë dhe të lehtë që jua ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen pas një dite të gjatë.
Ja disa ide:
– Provoni meditimin
– Provoni vizatimin
– Leximin e librave (rekomandohet zhanri trillim, pasi që ju mundëson të ‘humbni’ në një botë tjetër)
Filloni t’i llogaritni sasitë e karbohidrateve që i konsumoni
Karbohidratet janë të rëndësishme sepse janë mënyra primare se si e furnizojmë me energji trupin. Kur konsumojnë karbohidrate, trupi i konverton ato në sheqer, e pastaj përdoren për energji.
Sidoqoftë, sasitë e shumta të karbohidrateve e nxisin trupin ta ruaj sheqerin e tepërt, i cili eventualisht shndërrohet në yndyrë. Kjo ndikon që të ndihemi më të lodhur se zakonisht.
Për ta luftuar këtë, filloni të ruheni më shumë sa i përket sasive të karbohidrateve që i konsumoni.