UBT News

Shpëtohet foshnja 23-muajshe që ra nga ura në ujë pas një aksidenti

Vajza 23-muajshe, e cila ra nga një makinë të dielën pas përplasjes së shumë automjeteve në një urë në Ocean City, Maryland, pritet të shërohet plotësisht falë një “heroi të përulur”, i cili u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijën, thanë autoritetet të hënën.

Tetë persona u dërguan në spitale të dielën pasi përplasja në urën Route 90 la një makinë të varur nga mbrojtësja, thanë autoritetet.

“Të tetë u lëshuan nga spitalet dhe po e marrin veten”, tha Ryan Whitington, zjarrfikës dhe mjek në Departamentin e Zjarrit të Ocean City.

Ai tha se njeriu që e shpëtoi vogëlushen po zgjedh të mbetet anonim. Departamenti i zjarrfikësve po e quan “heroi i përulur” për aktin heroik.

Në momentin e aksidentit ai ishte duke lëvizur në urë dhe makina e tij ishte gjithashtu e përfshirë në përplasje, tha Whitington. Shoferët po tregonin si ndodhi kur drejt gjirit Assawoman, ai pa vajzën të shtrirë në ujë, me fytyrë poshtë.

“Ai menjëherë u hodh në veprim”, tha ai, duke shtuar se uji në atë zonë është rreth 5 metra i thellë, dhe kërcimi ishte më shumë se 25 metra.

“Ai shpëtoi një fëmijë 23-muajsh. Nuk ka asnjë dyshim se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri ne do të kishim një titull ndryshe nga kjo histori”, tha Whitington.

Autoritetet gjetën një automjet gjysmë mbi mbrojtëse dhe shumë njerëz të lënduar, tha departamenti.

Rob Korb, një anëtar i Departamentit të Zjarrit dhe një nënkryetar i lartë zjarrfikës në Qarkun Worcester, i tha CNN se ai “ngeci” mbi incidentin ndërsa ai ishte jashtë dhe po punonte për detyra.

“Heroi i vërtetë në këtë situatë është bamirësi që u hodh në ujë për t’ia shpëtuar jetën. Unë do të doja t’i jepja dorën e tij ose t’i blija një birrë, ose të dyja një ditë”, tha Korb.

Shtatë njerëz u dërguan për trajtim në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me avion në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins, tha departamenti.

Autoritetet tani po hetojnë shkakun e aksidentit. “Ishte një ditë me fat për shumë njerëz që pësuan lëndime traumatike”, tha Whitington./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version