Një ari i cili kishte rënë në kurth në një mal të Kosovës, është shpëtuar pas një aksioni që kanë ndërmarrë të dielën institucionet përkatëse.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, e cila ka njoftuar se operacioni është kryer në bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinim në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.
Ariu (Ursus arctos) është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyror, thuhet në njoftim.
Kjo agjenci ka kujtuar se vendosja e qëllimshme e kurtheve është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshëm si aktivitet.