Rreth një muaj më parë, me datën 4 korrik 2021, në Velipojë ndodhi një ngjarje e rëndë.
Një bombol gazi shpërtheu në një hotel familjar të familjes Gjoka dhe mori jetën e dy vajzave 15 dhe 19 vjeçare, Daniela dhe Klarisa Gjoka. Daniela do të martohej në muajin gusht.
Ndërkohë nëna e tyre Alketa Gjoka dhe i biri 12 vjeçar u dërguan me urgjencë në spitalet e Italisë.
Sot sipas burimeve të ABC News, merret vesh që edhe nëna e vajzave, Alketa e ka humbur betejën e jetës.
Sipas referimeve të atëhershme të ngjarjes, kryefamiljarja Alketa Gjoka, tentoi të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin nën pronësinë e tyre duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren, djalin e mitur 12 vjec si dhe dy vajzat që ndërruan jetë. 4 anëtarët e familjes qëndruan për disa ditë në spital në QSUT dhe më pas u transportuan drejt Italisë për trajtim më të specializuar.
Një tragjedi e dhimbshme, një dramë e vërtetë njerëzore./express