Grupet kurde kanë mohuar përfshirjen në shpërthimin e së dielës në Stamboll, ku mbetën gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët thanë se nuk patën ndikim në shpërthimin vdekjeprurës në një prej qyteteve më të frekuentuara të Turqisë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për atë që Turqia e ka dënuar si një sulm terrorist. Policia tha të hënën se ka arrestuar një siriane e cila dyshohet se ka lidhje me militantët kurdë, të cilët pranuan se e kishin vendosur bombën.
Departamenti i Policisë së Stambollit tha u shqyrtuan pamjet nga 1 mijë e 200 kamera sigurie dhe u kryen bastisje në 21 vendndodhje. Të paktën 46 persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje./UBTNews/