UBT News

Shpërthimi në një xhami në Pakistan, shkon në 87 numri i viktimave

Numri i viktimave ka shkuar në 87 pas një shpërthimi vetëvrasës në një xhami në provincën Peshawar të Pakistanit. Sulmi kishte në shënjestër policinë.

Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë dhe hetimet po vazhdojnë.

Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë e kanë dënuar sulmin, një nga më të këqijtë në Pakistan gjatë viteve të fundit.

Talebanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm.

“Terroristët duan të ngjallin frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif.

Pakistani shpalli ditë zie kombëtare./UBTNews/

Exit mobile version