Një shpërthim pranë stacionit qendror hekurudhor të Kievit gjatë kësaj mbrëmje u shkaktua nga mbetjet e një rakete të rrëzuar nga forcat ajrore të Ukrainës, thotë një këshilltar i Ministrisë së Brendshme.
Anton Herashchenko shkroi në Facebook se mbetjet e raketës së rrëzuar goditën një tubacion të ngrohjes, duke shkaktuar shpërthim. Sipas tij, nëse shpërthimi do ta godiste qendrën e Kievit, numri i viktimave dhe i dëmeve do të kishte qenë i tmerrshëm. Herashchenko nuk raportoi për të lënduar si rezultat i shpërthimit./UBTNews/