Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën i ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës.
Peci i cili me prejardhje është nga ky qytet, u ka ofruar mbështetje, teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Në këtë shpërthim u lënduan 15 persona të një familje. Katër prej tyre aktualisht janë në mjekim intensiv.