UBT News

Shpërthimi i vullkanit në Islandë, shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqe

Një vullkan që filloi të shpërthejë të hënën në Islandë vazhdoi të shpërthejë llavë të martën dhe u shoqërua nga qindra tërmete përgjatë rrjedhës së magmës në bregdetin jugperëndimor të vendit, thanë zyrtarët.

“Rrjedha e llavës vlerësohet të jetë rreth një e katërta e asaj që ishte në fillim të shpërthimit”, tha Zyra Meteorologjike në një deklaratë të martën.

Një e treta e çarjes origjinale me gjatësi 2 1/5 milje mbeti aktive të martën, thanë zyrtarët.

Të paktën 320 tërmete, njëri me magnitudë 4.1 ballë, kanë ndodhur që nga shpërthimi i vullkanit të hënën mbrëma, tha të martën Zyra Meteorologjike.

Por që nga shpërthimi, aktiviteti sizmik në zonë është “ulur ndjeshëm”, sipas Zyrës Meteorologjike. Që nga mesdita e së martës, kishte vetëm 10 tërmete të regjistruara në rajon, thanë zyrtarët.

Zyrtarët lokalë të motit kishin paralajmëruar në nëntor se kishte një “gjasë të konsiderueshme” të një shpërthimi vullkanik. Më shumë se 20,000 tërmete kanë tronditur zonën që nga fundi i tetorit, thanë zyrtarët./UBTNews/

Exit mobile version